Takimi i pestë i Konferencës Ndërqeveritare për Anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian do të zhvillohet më 22 maj 2025 në Bruksel.
Në këtë takim pritet të hapen zyrtarisht negociatat për Grupin 3 “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, një hap kyç në procesin e integrimit europian të vendit.
Grupi përfshin tetë kapituj të rëndësishëm:
Kapitulli 10: Transformimi dixhital dhe media
Kapitulli 16: Taksimi
Kapitulli 17: Politika ekonomike dhe monetare
Kapitulli 19: Politika sociale dhe punësimi
Kapitulli 20: Politika e ndërmarrjeve dhe industriale
Kapitulli 25: Shkenca dhe kërkimi
Kapitulli 26: Arsimi dhe kultura
Kapitulli 29: Bashkimi doganor
Qeveria shqiptare synon të përmbyllë negociatat teknike brenda vitit 2027 dhe të jetë i gatshëm për anëtarësim deri në vitin 2030.
