• Sat. Nov 22nd, 2025

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar

May 20, 2025

 

 

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një kamioni dhe dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë lënduar tre persona.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 9:20.

“Rreth orës 09:20 në autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ Suharekë-Duhël, KM-37 është shkaktuar aksident trafiku me lëndime në mes një kamioni dhe dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët me autoambulancë janë dërguar për tretman mjekësor. Autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht.”/KFVA/