• Sun. Nov 23rd, 2025

U përball me zërin e luftës – zgjodhi arratinë, jo përgjigjen: Kryetarja e Speciales anulon takimin!

May 13, 2025

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Tredanfilova ka anuluar konferencën e paraparë të zhvillohet sot. Kjo ka ndodhur pasi para hotelit ku pritej të zhvillohej kjo konferencë janë vendosur një numër i madh i veteranëve të UÇK-së dhe anëtarë të PSD-SË.

Përpos kundërshtimit të zëshëm, aty ka filluar të dalë edhe tym i zi dhe situata ka eskaluar paksa. E pas kësaj bëhet e ditur se Trendafilova nuk do të mbajë konferencën e paraparë për media.

Kjo u njoftua nga Hysni Gucati i OVL-UÇK’së pas një bisede të shkurtër me një prej zyrtarëve policorë.

“Ju njoftoj se është arritur qëllimi, Trendafilova e ka anulu takimin”, dëgjohet duke thënë ai.

Në vendin e ngjarjes vazhdojnë të jenë të pozicionuar edhe shumë zyrtarë policorë- të cilët janë munduar që situatën ta mbajnë nënë kontroll.

Nga OVL-UÇK është paralajmëruar se do të kundërshtohet vizita e Trendafilovës në Kosovë./KFVA/