• Sun. Nov 23rd, 2025

Hidhen tymuese para hotelit ku po protestojnë veteranët kundër Trendafiloves (VIDEO)

May 13, 2025

 

 

Veteranët janë duke protestuar kundër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, para hotelit ku po qëndron ajo.

Përveç protestueseve, aty shihen edhe një numër i policëve.

Në një moment, nga veteranët tentohet që tymuesja të hidhet brenda hotelit, por diçka e tillë nuk ndodh, derisa dikush dëgjohet duke thënë ”gjuaje jashtë”.

Ndryshe, veteranët kanë shprehur pakënaqësi rreth vizitës së Trendafiloves duke e kundërshtuar atë./KFVA/

 

VIDEO 1

VIDEO2