• Sat. Nov 22nd, 2025

Drejtësia që s’u desh, kthen vizitë nën protestë!

May 13, 2025

 

 

Gjatë ditës së sotme kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova pritet të mbajë një konferencë shtypi.

Mirëpo kjo vizitë nuk është mirëpritur nga OVL e UÇK-së, të cilët janë duke zhvilluar protestë kundër kryetares Trendafilova.

Protesta është duke u zhvilluar para një hoteli luksoz, në lagjen Marigona, aty edhe ku po qëndron Trendafilova.