• Sat. Nov 22nd, 2025

Abdixhiku: Të ulemi e të gjejmë zgjidhje ose ta vazhdojmë këtë cirk

May 9, 2025

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar gjendjen e krijuar pas seancës së Kuvendit, kup për të trembëdhjetën herë dështoi konstituimi i këtij institucioni.


Ai ka thënë se realiteti në Kosovë është që askush nuk e ka shumicën dhe se duhet të ketë një marrëveshje nga partitë politike për këtë gjendje.

“LDK-ja e ka thënë një iniciativë, jo për protagonizëm, nëse duan ta bëjnë një organizim të tillë le ta bëjnë, përfshirë edhe presidenten. Thelbësore është për çka po takohemi, për të dhënë zgjidhje, apo për ta vazhduar këtë cirk. Partitë qëndrojnë në pozicione që na sjellin çdo 48 orë, por ndonëse dua t’i kuptoj pozicionet e tyre janë dëshirore. Askush nuk e ka shumicën në Kosovë, e meqenëse askush nuk e ka, le të ulemi. Ne kemi bërë një propozim, nëse partitë nuk e dojnë, le të vazhdojnë të mblidhen e të tallen me qytetarët e Kosovës”, tha Abdixhiku.

“Është mirë që askush të mos flas për votat e LDK-së. Askush në Kosovë nuk e ka shumicën. Kemi dalur me propozim të hapur, ftesë të hapur, të ulemi e të kapërcejmë këtë gjendje. Nëse janë të gatshëm këtu jemi, nëse nuk janë të gatshëm vijmë këtu çdo 48 orë. Natyrisht se po, kemi bërë thirrje për gjithëpërfshirje. Bënë të marrë iniciativë edhe dikush tjetër. Çka po bëjmë pas gjendjes së tanishme. Ideja jonë mund të mos jetë më e mira, por është e vetma në tavolinë, gjithëpërfshirëse”, tha ai.