I pari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha për Arben Taravarin se do të jetë ministër i Shëndetësisë edhe ndonjë ditë, duke lënë hapësirë spekulimeve se ASH-Taravari do të largohet nga Qeveria.
Ndërkohë, për Arben Fetain, Kasami tha se është mendim ndryshe nga Taravari, pa dhënë detaje nëse do të jetë pjesë e VLEN.
“Do e shohim deri kur, edhe ndonjë ditë. Ne po e shohim në opinion se ministri Arben Fetau është mendimi ndryshe nga disa vendime të kryetarit të Aleancës.Ne urojmë që ky zë ndryshe në Aleancë të jetë i fuqishëm dhe sigurisht ne edhe njëherë do të dëshironim që Aleanca për Shqiptarët të jetë pjesë e koalicionit VLEN, pjesë e qeverisë, por në asnjë moment me element të cilët kanë bashkëpunuar dhe vazhdojnë të bashkëpunojmë me Ali Ahmeti dhe BDI-në”, tha Kasami.
