• Sat. Nov 22nd, 2025

‘Shpërbleu’ me ekskurzion maturanët – Alban ‘Haxhi’ Hyseni, dikur thoshte se janë dukuri negative me ‘narkotik e alkool’

May 8, 2025

 

 

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, jo më larg se një vit më parë krenohej se së bashku me këshillin e prindërve kishte marrë vendim për ndalimin e ekskurzioneve jashtë shtetit. Si arsye ai specifikonte, “substancat narkotike, pijet alkoolike, shenzimet e mëdha të familjarëve” e të tilla


Por, tash, i njejti njeri, kryetar Hyseni, para dy ditësh postoj në Facebook-un e tij, ‘Lajmin fantastik’. “Kontrata u nënshkrua- Ekskurzioni i maturës në Shqipëri, shpërblim i veçantë për çdo maturant të Gjilanit”.

Natyrisht, zgjedhjet lokale janë vetëm disa muaj larg, e maturantët në vjeshtë do të jenë votues të rinj.