Kosovë Lajme

Ymeri alarmon për importin e rrymës: Kostoja arrin rreth 124 mijë euro për një orë!

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime për importin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, duke thënë se Kosova po importon energji gjatë çdo ore të ditës.

Ymeri përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, në pikun e konsumit importi pritet të arrijë në 436 MWh, ndërsa vetëm për një orë kostoja, sipas çmimit të bursës HUPX dhe pa përfshirë bartjen, arrin në rreth 124 mijë euro.

Ajo ka theksuar se, siç është konfirmuar edhe nga ZRRE-ja, KEDS/KESCO energjinë e blejnë përmes tregtarëve, prandaj çmimi përfundimtar do të kuptohet vetëm pas shqyrtimit të tarifave të reja të energjisë elektrike.

Ymeri ka kritikuar Qeverinë për shpenzimet në importin e energjisë, duke deklaruar se me këto mjete do të mund të bliheshin shtretër dhe çarçafë për spitalet.

“Ndërkohë, me këto para ishin ble shtretër e çarçafë për spital, po Qeveria i ka parapa për rrymë”, ka shkruar Ymeri.