Një helikopter ushtarak AS-532, në pronësi të Forcave Ajrore Turke, u rrëzua pasi u ngrit nga Eskishehiri për një mision stërvitor, njoftoi të martën Ministria e Mbrojtjes.
“Një helikopter AS-532, në pronësi të Forcave tona Ajrore, u rrëzua pasi u ngrit nga Eskishehiri për qëllime stërvitore”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.
Ministria theksoi gjithashtu se rrënojat e helikopterit janë lokalizuar dhe se operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vijuar.
