Kosovë Lajme

Studentët e UP-së protestojnë sot para rektoratit!

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës dhe Këshillat Studentorë të fakulteteve do të organizojnë sot një protestë para ndërtesës së Rektoratit, duke filluar nga ora 11:30.

Protesta vjen pas përplasjeve të fundit mes përfaqësuesve studentorë dhe rektorit, Arben Hajrullahu, të cilat u intensifikuan pas bojkotit të mësimit në Fakultetin e Mjekësisë, për shkak të evidentimit të vijueshmërisë përmes kodeve QR.

Pakënaqësi shkaktuan edhe deklaratat e Hajrullahut, të cilat studentët i cilësuan fyese dhe kërcënuese. Ata kanë kërkuar kërkimfalje dhe dorëheqjen e tij.