Jakup Krasniqi mëngjesin e sotëm ka nisur ditën e katërt të vizitës së tij tek familja në Prishtinë. Gjatë këtyre ditëve, ai është përcjellë nën masa të rrepta sigurie, duke e pasur të pamundur të takohet apo edhe përshëndetet me familjarë të tjerë, përveç familjes së tij shumë të ngushtë që e prisnin brenda shtëpisë.
Megjithatë, sot pasi ka dalë nga vetura e EULEX për të hyrë në shtëpinë e tij, Krasniqi ka përshëndetur me dorë familjarët e tij që po e prisnin ta shihinin nga ballkoni afër shtëpisë së tij.
Haga ia ka aprovuar këtë vizitë Jakup Krasniqit pasi gjendja shëndetësore e gruas së tij është rënduar jashtëzakonisht shumë.
