Kosovë Kronikë Policore Lajme

Gjendet pa shenja jete një punëtor në një fermë peshqish në Istog

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së shtunës në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj.

“Sot, më 21.11.2026, rreth orës 07:00, është gjetur një person pa vetëdije në vendin e tij të punës në Istog, në një fermë për kultivimin e peshqve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, mashkull i moshës madhore. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit në konsultimit me të cilin është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML. Hetimet janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit” – ka thënë Elezaj.