Kosovë Kronikë Policore Lajme

Prokurorja e rastit të Gllogjanit: Jemi duke analizuar aktgjykimin dhe po përgatitemi për ankesë!

Pas vendimit të Gjykatës për lirimin nga akuzat të tre të akuzuarve në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, prokurorja e rastit, Sahide Gashi, ka bërë të ditur se Prokuroria është në fazën e analizimit të aktgjykimit dhe përgatitjes së ankesës.

Në një përgjigje për Kosova Live në T7, Gashi ka theksuar se pas pranimit zyrtar të aktgjykimit me shkrim, kanë nisur analizimin e tij.

“Tani jemi në fazën e analizimit dhe mobilizimit për përgatitjen e ankesës, pasi e kemi pranuar me shkrim zyrtarisht”, ka deklaruar prokurorja Gashi.

Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera në këtë përgjigje, duke bërë të ditur se fokusi aktual i Prokurorisë është përgatitja e ankesës ndaj aktgjykimit.