Kosovë Lajme

“Më mirë të anulohen lojërat sesa të shohin mbeturinat”, Rama i përgjigjet qytetarit: Nuk i shohin se s’ka rrymë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zgjedhur sarkazmën për t’iu përgjigjur një qytetari që e kritikoi për situatën me mbeturinat në kryeqytet.

Në një postim të tij në Facebook rreth shqetësimeve për anulimin e Lojërave Mesdhetare, një qytetar tha se më mirë të anulohen këto lojëra, sesa pjesëmarrësit të shohin gjendjen me mbeturinat në Prishtinë.

Megjithatë përgjigja e Ramës i erdhi menjëherë.

“Nuk e shohin se s’ka rrymë!”, ka shkruar Rama në përgjigjen e tij ironike ndaj qytetarit.