Kosovë Kronikë Policore Lajme

Ky është i dyshuari për vrasjen në Suharekë, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të moshës rreth 60-vjeçare, të dyshuar për vrasjen e një personi tjetër në Suharekë të mërkurën.

Ai është fotografuar nga dëshmitarët okularë derisa largohej nga vendi i ngjarjes pas të shtënave.

Ngjarja ka ndodhur në një parking në qytetin e Suharekës, të mërkurën rreth orës 12:00.

Dyshohet se konflikti ka nisur si pasojë e një mosmarrëveshjeje për parkingun, ndërsa rrethanat dhe motivet që çuan deri te incidenti mbeten për t’u zbardhur.