Botë Lajme

Dy aeroporte në SHBA mbesin pa kapacitete, aeroplanë detyrohen të devijojnë drejtimet

Dy nga aeroportet kryesore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me mungesë të hapësirës për uljen e aeroplanëve, në mes të kaosit të krijuar nga ndalimi i fluturimeve në mbarë vendin.

Sipas një burimi të cituar nga NBC News, aeroporti Ronald Reagan Washington National ka arritur tashmë kapacitetin maksimal, ndërsa aeroporti O’Hare në Çikago është shumë pranë të njëjtës situatë.

Kjo paraqet një problem të madh për aeroplanët që ndodhen aktualisht në ajër, pasi mungesa e hapësirës për ulje mund t’i detyrojë ata të devijojnë drejt aeroporteve të tjera.

Situata vjen pas ndërprerjes së komunikimit në sistemin e kontrollit të trafikut ajror, që çoi në ndalimin e të gjitha fluturimeve në aeroportet amerikane.

Autoritetet amerikane po vazhdojnë ta monitorojnë situatën, ndërsa udhëtarët dhe kompanitë ajrore po përballen me pasiguri lidhur me vazhdimin e operacioneve.