Kosovë Lajme Politikë

Shiroka-Pula, largon Rugovën dhe Deklaratën e Pavarësisë nga vendet e nderit

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka bërë ndryshime në hapësirën e zyrës së saj zyrtare, duke zhvendosur fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratën e Pavarësisë nga pozicionet ku ishin vendosur më parë.

Në vendin ku qëndronte Deklarata e Pavarësisë, presidentja ka vendosur një punim filigrani, ndërsa fotografia e ish-presidentit Rugova është zhvendosur në një pjesë tjetër të zyrës, transmeton Periskopi.

Ky veprim ka nxitur reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila e ka cilësuar të papranueshëm largimin e këtyre dy simboleve nga vendet e tyre të nderit në Presidencë.

Në një komunikatë për media, LDK-ja ka theksuar se fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nuk janë thjesht elemente dekorative, por përfaqësojnë themelet historike dhe shtetërore të Kosovës.

Partia i ka kërkuar presidentes Shiroka-Pula që ta rishqyrtojë këtë veprim dhe t’i rikthejë të dyja në pozicionet e mëparshme.