Sipas disa raporteve ende të pakonfirmuara ka edhe dyshime se i ati kishte vrarë të birin pasi kishte ky i fundit paraprakisht mbytur të bijën e tij 3 muajshe.
Reporteri.net raportoi se 27-vjeçari ka privuar nga jeta foshnjën e tij tre muajshe, ndërsa më pas babai i tij dyshohet se e ka mbytur të birin.
Sipas burimeve 27-vjeçari është mbytur me litar nga babai i tij, duke tentuar ta mbrojë foshnjën.
Klan Kosova raportoi sipas burimeve të tyre se në vendin e ngjarjes ishte gjetur një litar dhe se të dy viktimat kishin vdekur si pasojë ngufatjes.
Si i ndaluari i dyshuar 65 vjeç dhe viktima 27 vjeç kishin në trup shenja të ballafaqimit fizik sipas raportit.
Viktima 27 vjeç ishte person me të kaluar kriminale sipas raporteve si dhuna në familje dhe posedim të narkotikëve.
