Dje rreth orës 19:30 në kuadër të hetimeve për një rast të sulmit, policia ka kryer bastisje në një shtëpi në Rezhane të Hanit të Elezit.
Tek i dyshuari A.B, 47 vjeç, kanë gjetur dhe konfiskuar tri armë: 2 armë zjarri – pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore, transmeton IndeksOnline.
Gjatë verifikimit është konstatuar se lejet për armët e zjarrit kishin skaduar më 24.09.2026.
“Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rast penal për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim të policisë.
