Botë Lajme

Trumpi thotë se ShBA-ja mund të nisë një operacion tjetër ushtarak kundër Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se Uashingtoni mund të kryejë një operacion tjetër ushtarak kundër Iranit në kohën kur lufta po i afrohet muajit të tetë dhe kur shtrenjtimi i karburanteve po peshon mbi zgjedhjet e mesit të mandatit në ShBA.

“Mund të bëjmë një tjetër Furi Epike të vogël” – tha Trumpi në komentet që i bëri në një tubim në Floridë, përderisa po fliste për luftën. Presidenti nuk dha hollësi, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Si nisi gjithçka?

Operacioni “Furia Epike” është emri i përdorur nga ushtria amerikane për luftën e saj kundër Iranit.

Më herët të premten, Trumpi tha se ShBA-ja mund ta përfundojë luftën shpejt, por pyeti nëse Uashingtoni duhet të synojë përmbyllje të shpejtë apo ta lejojë konfliktin që të shkojë gradualisht drejt fundit.

Trumpi, i cili ka paraqitur qëllime dhe afate të ndryshme për luftën, tha më herët këtë muaj se Shtetet e Bashkuara nuk do të nisin ndonjë sulm ndaj Iranit para zgjedhjeve amerikane për kontrollin e Kongresit.

E ka thënë edhe më parë

Sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit dhe sulmet izraelite ndaj Libanit kanë lënë të vrarë mijëra njerëz, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur.