Surendra Singh Choudhary, i njohur në rrjetet sociale si “Bittu Tabahi”, ka marrë një ofertë pune nga Boyan Slat, themeluesi i organizatës holandeze The Ocean Cleanup.
21-vjeçari nga Madhya Pradesh u bë viral pasi nisi të pastronte i vetëm pjesë të lumit Ajnar, duke larguar mbeturinat, plastikën dhe algat e grumbulluara.
Pamjet e aksionit të tij të publikuara në rrjetet sociale tërhoqën vëmendjen e Slat, i cili reagoi me një mesazh të shkurtër: “Eja puno për ne”. Oferta është mirëpritur nga shumë përdorues online.
Puna e të riut ishte vlerësuar më herët edhe nga industrialisti indian Anand Mahindra. The Ocean Cleanup, ndërkohë, synon të reduktojë ndotjen plastike dhe të largojë 90 për qind të plastikës që lundron në oqeane deri në vitin 2040.
KOSOVA FREE VOICE AGENCY- Bota ndryshon. Faktet mbeten!
