Lajme Politikë Shqipëri

A e bëri qëllimshëm? – Edi Rama e publikon fotografinë familjare nga Shën Stefani pa Albin Kurtin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka publikuar në profilin e tij në ‘facebook’ fotografinë familjare nga Samiti i Berlinit që është mbajtur në Shën Stefan të Malit të Zi.

Megjithatë në këtë fotografi nuk shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e as ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Rama shihet afër kancelarit gjerman, Friedrich Merz dhe komisioneres së BE-së, Marta Kos.