Lajme Shqipëri

Eskalon situata në Tiranë: Protestuesit i vënë flakën Komisariatit nr.3 dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme

I vihet flaka Komisariatit numër 3, në rrugën “Mine Peza”.

Top Channel bëri me dije se në godinë dyshohet se ka edhe persona.

Si pasojë, kanë mbetur të lënduar disa efektivë policie, ndërsa po tentohet të fiken flakët. Zjarri ka rënë në pjesën e recepsionit të komisariatit. Efektivët e lënduar janë transportuar me ambulanca në spital.

Po ashtu, protesta është përshkallëzuar edhe te Ministria e Brendshme.

Pas Komisariatit numër 3, protestuesit i kanë vënë flakën edhe derës së Ministrisë.

Ndërkohë, policia ka ndërhyrë menjëherë për të shpërndarë protestuesit dhe për të shuar flakët.