Lajme Shqipëri

Koktej molotovi bie mes policëve, një zyrtari i merr flakë uniforma

Tensionet e dhunshme janë rikthyer sërish gjatë orëve të mbrëmjes në Tiranë, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë eskaluar.

Në pamjet dramatike të siguruara nga Top Channel, shihet momenti kur një koktej molotovi është hedhur dhe ka shpërthyer pikërisht në mes të një grumbulli të madh të zyrtarëve policorë.

Si pasojë e shpërthimit të lëndës djegëse, një zyrtari policor i janë ngjitur menjëherë flakët në trup, ndërsa kolegët përreth kanë reaguar me shpejtësi për shuarjen e zjarrit.

Asfalti përgjatë rrugës paraqitet tërësisht i mbuluar me gurë, pllaka të thyera dhe mbetje të mjeteve piroteknike, nga intensiteti i lartë isulmeve ndaj kordonit të sigurisë.