Kosovë Lajme Politikë

Kuvendi mblidhet nesër, seanca nis në orën 10:00, këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës, do zhvillojë seancë plenare të nesërmen, duke filluar nga ora 10:00.

Në njoftimin për media, bëhet e ditur se në rend dite janë disa pika për shqyrtim si; Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës; Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës; Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Komunikata:

Nga: Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun

Për: Media

Lënda: Njoftim

Data: 15 tetor 2026

Dita: E enjte

Seanca plenare

Vendi: Salla e seancave

Koha: 10:00

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;

3. Pyetjet parlamentare;

4. Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;

5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

6. Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare;

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.