Kosovë Lajme

Shiu shkakton vërshime në rrugët e Prishtinës, te rruga e stacionit uji depërton edhe në autobus

Reshjet e shiut të dielën kanë shkaktuar grumbullim të ujit në rrugët e Prishtinës, duke vështirësuar qarkullimin në disa pjesë të kryeqytetit.

Pamje të publikuara pranë stacionit të autobusëve tregojnë rrugët e mbuluara nga uji pas reshjeve të shiut, si dhe uji ka depertuar edhe në një autobus.

Po ashtu, edhe rruga kryesore në Veternik të Prishtinës është vërshuar në tërësi.

Raportohet për situatë të ngjashme edhe në disa lagje të kryeqytetit.