Reshjet e shiut që kanë përfshirë Prishtinën të dielën kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor në zonën e Veternikut.
Si pasojë e shiut, rruga kryesore në këtë zonë është bllokuar nga uji i grumbulluar, duke vështirësuar kalimin e automjeteve.
Reshjet e dendura të shiut shpesh shkaktojnë grumbullim të ujit në rrugët e kryeqytetit, duke krijuar probleme për pjesëmarrësit në trafik.
