Kosovë Kronikë Policore Lajme

Personi që mbeti i vdekur në Gjilan është i moshës 29 vjeçare

Policia ka konfimruar rastin e vrasjes së një personi në fshatin Pogragjë të Gjilanit, shkruan KFVAgency.com

Lajmin e ka konfirmuar e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i Policisë për rajonin Gjilanit.

Ai tha se i dyshuari është në arrati.

“Me datën 11.10.2026 rreth orës 19:30 kemi pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit.

Sipas informatave fillestare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore i lindur në vitin 1997. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha ai.