Lajme Shqipëri

Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë–Elbasan!

Është bllokuar hyrja e tunelit në aksin Tiranë–Elbasan, pasi dyshohet se ka ndodhur një aksident rrugor.

Deri më tani, nuk dihet numri i automjeteve të përfshira në aksident dhe as gjendja shëndetësore e personave që mund të jenë lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, ndërsa priten informacione të mëtejshme për rrethanat e aksidentit.