Kosovë Lajme

Çmenduria e Dejona Mihalit: Fton për kundër-protestë “për ta rrethuar PDK’në”

Dejona Mihali, komisarja e Vetëvendosjes ka bërë thirrje indirekte për kundër-protestë.

Kjo pas protestave të përshkallëzuara dje në mes qytetarëve dhe njësive speciale ku pati edhe dhunë policore.

Ajo e identifikoi tërë protestën me PDK-në.

“Kështu si po bën PDK do të dalin edhe masa më e madhe e qytetarëve ta rrethojnë PDK që ta trimërojë të votojë për Presidentin,” tha ajo.

Postimi i plotë:

Edhe njëherë, kërkesa për ta zgjedhur Presidentin është po aq interes kombëtar dhe ndihmë e mbështetje për procesin në Hagë.

Nuk ka pazar këtu.

Mos u frigoni votoni Presidentin.

Çkapuni nga Samilushtakët e kushdo që ju japin shuplaka fytyrës.

Edhe zgjedhja e Presidentit është kërkesë e qytetarëve.

Kështu si po bën PDK do të dalin edhe masa më e madhe e qytetarëve ta rrethojnë PDK që ta trimërojë të votojë për Presidentin.