Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, në hapjen e fushatës “Tetori Rozë”, ka theksuar rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Pos tjerash, Haxhiu theksoi edhe nevojën për mbështetje institucionale për gratë e prekura nga kjo sëmundje.
“Kjo sëmundje bëhet brengë e një shtëpie të tërë, bisedat ndryshojnë, planet lihen për më vonë, dhe të afërmit mësohen ta matin kohën nga një kontroll te tjetri. Shumë prej jush e dini se çfarë do të thotë të presësh një përgjigje, t’i nënshtrohesh një trajtimi dhe të kërkosh brenda vetes durimin për ta përballuar edhe një ditë po ashtu të vështirë”, u shpreh Haxhiu.
Pos tjerash, kryetarja e Kuvendit tha se gjatë këtyre viteve janë bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, ku sipas saj, që nga viti 2023 mamografia ofrohet pa pagesë në shëndetësinë publike, po nga ai vit edhe rikonstruksioni i gjirit ofrohet pa kosto dhe pa listë pritjeje.
