Kosovë Kronikë Policore Lajme

Operacion antidrogë në Prishtinë e Lipjan!

Një operacion policor kundër trafikimit me narkotikë është zhvilluar më 25 shtator në Prishtinë dhe Lipjan, duke rezultuar me ndalimin e tre personave.

Aksioni, i koduar me emrin “Grupi”, është realizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar më shumë se 160 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Në kuadër të operacionit janë konfiskuar gjithashtu para të gatshme, peshore dhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për paketimin e narkotikëve.

Si prova materiale janë sekuestruar edhe disa telefona celularë.

Pas përfundimit të veprimeve fillestare hetimore, prokurori kompetent ka urdhëruar që tre personat e dyshuar të dërgohen në mbajtje për 48 orë.