Kosovë Lajme

Me propozim të PDK veturat që hyjnë në Prishtinë nuk paguajnë taksën 2 euro

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka propozuar sot në Kuvendin Komunal që të hiqet taksa prej 2 euro e propozuar për çdo veturë që hyn në kryeqytet.

Asambleistët e PDK-së kanë kërkuar që taksa prej 2 euro të hiqet dhe ky propozim i PDK-së mori shumicën e votave të nevojshme.

Taksë për hyrje në Prishtinë tani do të paguajnë vetëm mjetet transportuese mbi 3.5 tonë ku përfshihen, kamionët, autobusët dhe mjetet tjera të rënda.