Në kuadër të Asamblesë së 81-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, iu drejtua liderëve botërorë në New York.
Gjatë fjalimit në OKB, lideri turk foli ashpër për situatën në Gaza dhe akuzoi Izraelin për veprime që, sipas tij, përbëjnë krime ndaj popullsisë palestineze.
“Përballë nesh kemi një mentalitet gjenocidal që nuk ngopet së vrari. Askush me ndërgjegje nuk mund t’i mbyllë sytë para kësaj pamjeje”, tha 72-vjeçari, shkruan aksam.
Lideri turk deklaroi gjithashtu se Gaza nuk është vetëm “varreza më e madhe e fëmijëve në botë”, por edhe rajoni me shkallën më të lartë të fëmijëve të amputuar në botë.
Erdogan e përshkroi Gazën si një “kamp përqendrimi” të kohëve moderne.
Pas deklaratave të presidentit turk, delegacioni izraelit u largua nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
