Një rrahje ka ndodhur dje në mbrëmje në Mitrovicën e Jugut, që policia e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Atje dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje tre burra. Policia tha se si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një zyrtar policor jashtë detyre zyrtare gjatë përpjekjes për t’i ndaluar.
Viktimat janë dërguar në QKUK ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
