Kosovë Lajme

Veterani Abdyli: Katër çlirimtarët nuk janë vetëm, e tërë Kosova është UÇK

Ish-luftëtari i UÇK-së, Arientin Abdyli, ka folur në protestën gjithëpopullore që po mbahet në Prishtinë.

Ai tha se katër ish-krerët e UÇK-së, të dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nuk janë vetëm.

“Katër çlirimtarët nuk janë vetëm, e tërë Kosova është UÇK”, tha Abdyli para protestuesve.