Kosovë Lajme

A ishte e njëjta kravatë që Thaçi mbajti në ditën e Pavarësisë edhe kur dëgjoi dënimin në Hagë?

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 16 shtator u paraqit në seancën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë me një kravatë me ngjyra të ngjashme me atë që kishte vendosur në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Thaçi e kishte mbajtur një kravatë të tillë më 17 shkurt 2008, kur Kosova shpalli Pavarësinë. Në atë kohë, ai ishte kryeministër i Kosovës dhe një nga figurat kryesore të ceremonisë historike.

18 vjet më vonë, e njëjta zgjedhje e veshjes u vu re në një tjetër moment të rëndësishëm të jetës së tij.

Më 16 shtator 2026, Thaçi u paraqit para trupit gjykues në Hagë, ku u shpall aktgjykimi i shkallës së parë ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Dhomat e Specializuara e dënuan Thaçin me 25 vjet burgim.

Kështu, kravata që lidhet me një nga ditët më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës u shfaq sërish në një nga ditët më të rënda për ish-presidentin.