Avokati kroat, Luka Misetic, në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në ditën e shpalljes së aktgjykimit.
Në një postim në rrjetin “X”, Misetic shkruan:
Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e jashtëzakonshme që ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga qytetarët e Kosovës dhe nga mbështetësit ndërkombëtarë, si dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të qëndrojnë të qetë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme.
Tutje, ai ka deklaruar se “avokatët e z. Thaçi do ta apelojnë vendimin e djeshëm gjyqësor para Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), duke pretenduar se ka pasur gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike që kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor”.
