Kosovë Lajme

Shqipe Selimi: Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!

Shqipe Selimi, bashkëshortja e ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka reaguar sërish pas vendimit për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, Selimi është shfaqur së bashku me fëmijët e saj, me flamurin e UÇK-së.

“Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!”, ka shkruar Selimi.