Kosovë Lajme

Përparim Rama për krerët e UÇK-së: Prishtina po ju pret!

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një fotografi nga sheshi i kryeqytetit, duke përcjellë një mesazh për krerët e UÇK-së.

Rama ka ndarë një fotografi ku shihen portretet e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të vendosura në sheshin e Prishtinës.

“Prishtina po pret!”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook.

Në fotografi shihen edhe qytetarë të mbledhur në shesh, flamuj dhe pankarta me mbishkrimin “Kosova po pret”