Pas vendimit të Dhomave të Specializuara për dënimin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-drejtuesit të UÇK-së, Kadri Veseli, me 18 vjet burgim, ka folur avokati i tij, Rodney Dixon.
Dixon deklaroi se mbrojtja nuk pajtohet me vendimin, duke theksuar se gjatë procesit nuk është dëshmuar në mënyrë të mjaftueshme përgjegjësia penale e Veselit.
“Gjatë gjithë procesit gjyqësor, ne kemi theksuar qartë mungesën e provave për përfshirjen e tij në ndonjë rrëmbim, ndonjë vrasje apo në ndonjë aktivitet kriminal. Fatkeqësisht, kjo nuk është një ditë e mirë për Kosovën. Nuk është një ditë e mirë për sundimin e ligjit apo për drejtësinë ndërkombëtare”.
Ai e cilësoi vendimin si një ditë jo të mirë për Kosovën dhe për sundimin e ligjit.
“Prandaj, ne do ta shqyrtojmë me shumë kujdes këtë aktgjykim të gjatë që sapo kemi marrë, në mënyrë që të përgatisim një ankesë të fuqishme dhe të vazhdojmë luftën tonë për të dëshmuar pafajësinë e z. Veseli dhe për ta sjellë atë në shtëpi”, tha Dixon.
