Një këmbësore 21-vjeçare ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlashnje të Prizrenit, në rrugën në drejtim të fshatit Kobaj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00.
“Sipas informatave të para, një këmbësore rreth 21-vjeçare është goditur nga një automjet. Si pasojë e aksidentit, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Rreth orës 21:00, Policia është njoftuar nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit se e lënduara nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe si pasoj ka vdekur”, ka thënë Bytyqi.
Ai tha se njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
I dyshuari, sipas Bytyqit, është arrestuar dhe, në konsultim me prokurorin kujdestar, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
