Mbrojtja e Rexhep Selimit, avokati Jeoffrey Roberts, ka folur pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin ai u dënua me 13 vjet burgim.
Në një reagim të shkurtër për media, mbrojtja tha se është shumë e zhgënjyer me vendimin, por theksoi se bëhet fjalë për vendim të shkallës së parë.
“Ne jemi shumë të zhgënjyer me vendimin, por është e rëndësishme sepse kjo është shkalla e parë.., tha mbrojtja.
