Kosovë Lajme

25 vjet burg për Thaçin, aktgjykimi në Hagë merr vëmendjen e BBC-së dhe CNN-it

Dënimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë ka marrë vëmendjen e mediave të mëdha ndërkombëtare.

BBC raportoi se Thaçi, u shpall fajtor për krime lufte të kryera gjatë luftës së Kosovës, përfshirë vrasje, arrestime të paligjshme, torturë dhe trajtim mizor.

Sipas BBC-së, disa prej akuzave të tjera ndaj tij nuk u provuan.

Edhe CNN raportoi për aktgjykimin, duke theksuar se Thaçi u dënua për katër pika të krimeve të luftës: vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim arbitrar.

CNN, shkruan se Thaçi u përball me akuzat së bashku me tre ish-komandantë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa të katër të akuzuarit i kanë mohuar akuzat.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar gjithashtu për reagimet në Kosovë pas aktgjykimit, përfshirë tubimet e qytetarëve në Prishtinë dhe reagimet e mbështetësve të ish-krerëve të UÇK-së.