Një person ka humbur jetën të shtunën pasdite si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Jasiq të Junikut.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:40, ndërsa në të ishte përfshirë një katërçikletë.
Sipas Rugovës, vozitësi i katërçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë, gjithashtu edhe prokurori i shtetit”, ka thënë Rugova.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
