Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pretenduar se “PDK e ka braktisur procesi ne konstituimit të Kuvendit të Kosovës”.

Kurti citohet se ka thënë se nevojitet marrëveshje politike.

“Unë besoj që PDK-ja nuk është dashur ta braktisë procesin e konstituimit të Kuvendit. Shpresoj që të vijnë të dielën, në mënyrë që t’i sjellim edhe këta katër nënkryetarë të tjerë, dhe mandej të procedojmë me qeveri e zgjedhje të presidentit”, tha Kurti.

“Po e ritheksoj se duhet t’i evitojmë zgjedhjet e reja, që janë të panevojshme, të përsëritura, të paarsyeshme, të kushtueshme. Dhe për këtë na nevojitet marrëveshja politike”, deklaroi ai.

Ai sërish ka thënë se “dëshiron takim dhe se aty do të diskutohen emrat”.

“PDK-së për ta zgjidhur nënkryetarin nga radhët e saj i nevojiten votat e VV-së, ndërsa VV-së për ta zgjedhur presidentin i nevojitet mungesa e bojkotit apo vota kundër e PDK-së”.

“Kjo tregon që ka shumë arsye që të takohemi. Dua të takohemi, të bisedojmë dhe aty t’i diskutojmë emrat”, ka thënë Kurti.