Botë Lajme

Tërmet me magnitude deri 3.4 godit rajonin pranë Mannheim-it në Gjermani

Lëkundje të tokës kanë tronditur pasditen e sotme rajonin në kufi mes shteteve federale Baden-Württemberg dhe Rheinland-Pfalz në Gjermani.

Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ) dhe Shërbimi Shtetëror i Tërmeteve në Baden-Württemberg, tërmeti ka pasur një magnitudë prej 3.3 deri në 3.4 të shkallës Rihter, shkruan Bild, përcjell KFVAgency.com

Raportimet nga platforma “Erdbebennews” bëjnë me dije se, sipas vlerësimeve fillestare të Shërbimit të Tërmeteve Jugperëndim, epicentra e lëkundjeve ishte në zonën e komunës Worms.

Edhe pse analiza përfundimtare është ende në proces, lëkundjet janë ndjerë qartë në Worms dhe Mannheim, si dhe në disa rajone fqinje të fushës veriore të Oberrheinit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.