Kosovë Kronikë Policore Lajme

Krimet Ekonomike në Fushë Kosovë, janë arrestuar dy zyrtarë të Gjeodezisë dhe Kadastrit!

Dy zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës raportohet se janë arrestuar nga Policia, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë e Krimeve Ekonomike.

Të arrestuarit thuhet se janë zyrtarë të Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër në këtë komunë.

Megjithatë, deri në publikimin e këtij lajmi nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet e arrestimit apo veprat penale për të cilat dyshohet se kanë kryer.

Telegrafi ka kontaktuar me kryetarin e komunës, Valon Prebreza, Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin dhe rrethanat e arrestimit të dy zyrtarëve, por deri në publikim e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.

Hetimet janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente, ndërsa pritet që në vijim të bëhen të ditura më shumë detaje lidhur me rastin.