Kosovë Lajme

Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar – dyshohet për varrezë masive

Ish-Shkolla Teknike në Obiliq, nga objekti i së cilës nxënësit shqiptarë ishin dëbuar në vitin 1990, është liruar këtë vit pas 27 vitesh uzurpim dhe ka nisur të pastrohet nga Komuna e Obiliqit.

Gjatë punimeve në objekt janë hasur edhe pamje e objekte të pazakonta në bodrum, përfshirë thasë të varur në tavan dhe një gropë të madhe.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes në këtë objekt ishte zbuluar edhe një ambulancë që dyshohej se i përkiste strukturave ilegale serbe. Gjithashtu dyshohet se në këtë objekt mund të ketë edhe një varrezë masive nga lufta e fundit në Kosovë, transmeton Periskopi.

Për këto pretendime deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga institucionet.

Periskopi ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por deri tani nuk ka asnjë deklarim.